Kronikë

Të shtëna armësh te “Santea”

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në mesditë ka pasur një përleshje mes disa personave si dhe të shtëna armës te “Santea” në “Dardani” të Prishtinës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë Rajonale të Prishtinës, ka thënë për Koha.net se nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa njësitet policore po merren me rastin.

“Rreth orës 11:30 kemi pranuar informacionin për një përleshje fizike mes disa personave ku ka pas edhe të shtëna me armë zjarri. Rasti ka ndodhur në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë ku aktualisht ndodhen edhe njësitet policore, të cilat po merren me rastin”, ka thënë ajo.

Deri tash mësohet se s’ka të arrestuar.