I hyjnë në shtëpi e i vjedhin dukat e para në vlerë prej 7.500 euro Foto: Ilustrim

I hyjnë në shtëpi e i vjedhin dukat e para në vlerë prej 7.500 euro

13 shkurt 2018 09:51

Në fshatin Carrabreg i Epërm të Deçanin, Policia e Kosovës njofton të ketë ndodhur një vjedhje e rëndë më 9 shkurt në ora 20:15.

“Më 12.02.2018 viktima mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij, me ç’rast kanë vjedhur një shumë të parave dhe një sasi ari në vlerë të përgjithshme rreth 7.500 €”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njësitet policore thuhet se janë duke e hetuar rastin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme