Policia ka nisur hetimet për videon ku shfaqet përdhosja e flamurit turk Foto: Koha / ilustrim

Policia ka nisur hetimet për videon ku shfaqet përdhosja e flamurit turk

13 shkurt 2018 06:45

Policia rajonale e Prizrenit të hënën ka bërë të ditur se ka ndërmarrë hetime preliminare lidhur me një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale me pamjet e përdhosjes së flamurit të Turqisë.

Përderisa zyrtarët policorë po punojnë për gjetjen e lokacionit se ku është bërë incizimi, në anën tjetër kanë reaguar deputetët e komunitetit turk në Kuvendin e Kosovës dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, të cilët e kanë dënuar këtë akt dhe kanë kërkuar sjelljen e kryerësve para organeve të drejtësisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, ka pohuar se deri në momentin e raportimit hetuesit ende nuk kanë arritur që ta gjejnë lokacionin se ku ka ndodhur rasti i sipërpërmendur.

“Policia ka iniciuar hetime preliminare. Jemi në kërkim të lokacionit ku ka ndodhur rasti. Por deri tani nuk kemi arritur ta gjejmë atë lokacion. Ende nuk e dimë nëse incizimi i përdhosjes së flamurit të Turqisë është bërë në Prizren apo diku tjetër”, ka thënë Berisha... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme