Pesë persona janë lënduar në aksidentin e djeshëm në fshatin Korroticë të Drenasit.
Sipas Policisë, në aksident ishin të përfshira dy automjete, me ç’rast përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar pesë persona.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
-
12 shkurt 2018 11:41
-
Shpërndaje në: