Kronikë

Vjedhin portofol me para dhe dokumente, arrestohen tre persona në Prizren

Descriptive Text

Në fshatin Malësi e Re në Prizren, janë arrestuar tre persona për vjedhje.

Policia përmes raportit të sotëm policor, njofton se të njëjtit kanë hyrë në shtëpinë e viktimës me ç’rast i kanë vjedhur portofolin me 120 euro dhe dokumentet personale.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.

Nga të dyshuarit është konfiskuar një veturë e cila është përdorur gjatë rastit, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.