Kronikë

Arrestohen dy të mitur për vjedhje në Vushtrri

Descriptive Text

Dy të mitur janë arrestuar për vjedhje të një kabllo elektrike brenda rrethojës së një fabrike në Vushtrri, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Policia konfirmon se rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:05, transmeton Koha.net. Të dyshuarit më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

arrestuar dy të dyshuar, të mitur, pasi që të njëjtit kishin vjedh një kabllo elektrike nga brendia e rrethojës së një fabrike. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.