Kronikë

Hedh sprej në shkollë, helmon dy nxënëse në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dy ditë radhazi ka hedhur sprej brenda objektit shkollor.

Si pasojë e helmimit nga spreji, dy nxënëse të shkollës janë alivanosur dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.