Kronikë

Kthehet në rigjykim rasti i ish-drejtoreshës së Inspektoratit të Drenasit

Descriptive Text

Gjykata e Apelit ka kthyer në rigjykim rastin e ish-drejtoreshës së Inspektoratit në Komunën e Drenasit, Hyrije Xhemajli-Thaçi, e cila në gusht të vitit të kaluar, ishte dënuar me 10 muaj burgim efektiv, për një rast që kishte të bënte me një mbindërtim.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i Xhemajli-Thaçit, Gazmend Halilaj, raporton KTV.

“Është e rëndësishme që aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë është rrëzuar, ne kemi pasur dy kërkesa në ankesën tonë në Gjykatën e Apelit – shpalljen të pafajshme të klientes sime ose kthimin e rastit në rigjykim,” ka thënë Halilaj.

Hyrije Xhemajli-Thaçi është motra zëvendësministrit të Punëve të Brendshme dhe ish-kandidatit për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajli.

{gallery}