Kronikë

Shtetasi shqiptar jep ryshfet 10 euro në Vërmicë, i gjenden 18 telefona

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi i kishte ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor që mos ta regjistrojë atë në sistem.

Gjatë kontrollit të veturës me të cilën po udhëtonte i dyshuari janë gjetur 18 telefona mobilë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.