Kronikë

Vjedhje nga teqeja e Gjakovës

Descriptive Text

Në rrugën “Mihail Grameno” në Gjakovë, është vjedhur brenda objektit fetar, teqe.

Policia raporton se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda teqes dhe kanë vjedhur instrumente muzikore të cilat shërbenin për rituale fetare.

Gjithashtu, raportohet se njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.