Kronikë

600 mijë euro dëm nga djegia në fabrikën e peletit në Pejë

Në Vitomiricë të Pejës, dje rreth orës 7 të mëngjesit është përfshirë nga zjarri fabrika e veletit.

Sipas pronarit, dëmi është rreth 600 mijë euro.

“Ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri fabrika e peletit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit vlera e demit te shkaktuar dyshohet se është rreth 600.000 euro. Nuk raportohet për te lënduar”, thuhet në njoftim.