Kronikë

Kapen plaçkitësit e një shtëpie në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët kishin vjedhur një shtëpi të hënën në Vushtrri.

Njëri kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës dhe kishte vjedhur një sharrë për prerjen e druve, ndërsa i dyshuari tjetër e kishte blerë sharrën.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar. Sharra e druve i është kthyer viktimës.