Kronikë

Sulmohet me bombë një lokal në Rahovec

Një lokal në Rahovec të martën në mëngjes ka qenë cak i një sulmi me granatë dore.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Koha.net duke thënë se vitrina e lokalit (agjenci turistike) ishte thyer me këtë mjet të dyshuar.

Mjeti i dyshuar nuk ka shpërthyer, derisa zëdhënësja e policisë, Lirie Podrimaj ka bërë të ditur se policia ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësitë përkatëse të deminimit kanë tërhequr mjetin e dyshuar.

Deri tani s’ka të dyshuar, ndërsa rasti është nën hetime në koordinim me Prokurorin e shtetit.