Kronikë

Kërcënohet me SMS dhe verbalisht, s’ka të arrestuar

Një qytetar në Vushtrri ka raportuar se është kërcënuar me SMS dhe verbalisht nga disa persona të panjohur.

Ai ka raportuar në polici se të dielën është kërcënuar verbalisht nga disa persona nga një veturë Audi 80, pak pasi kishte marrë një mesazh kërcënues në telefon.

Policia akoma s’ka kryer ndonjë arrestim për këtë rast.