Kronikë

Pesë të mitur i vënë zjarrin dhomës në Lipjan

Pesë të mitur i kanë vënë zjarrin dhomës së tyre në Lipjan, ka njoftuar policia e Kosovës.

Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.