Kronikë

10 automjete përfshihen në një aksident, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën mes Mazgitit në rrugën për Fushë Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Koha.net se në aksident janë të përfshira 10 vetura.

Ai gjithashtu tregoi se ka persona të lënduar të cilët janë transportuar për në emergjencë për tretman mjekësor.

“Është raportuar një aksident trafiku në autostradën mes Mazgitit për Fushë Kosovë, ku të përfshira janë diku rreth 10 automjete, në mesin e të cilave, kamionë dhe një veture policore. Është raportuar edhe për persona të lënduar të cilët janë transportuar për emergjencë. Njësitet e Policisë si dhe ato për menaxhim dhe kontroll të autostradës janë në vend të ngjarjes dhe po kryejnë të gjitha procedurat për hetimin e shkaqeve dhe rrethanave që kanë quar deri te aksidenti”, tha Hoxha.