Kronikë

Njëri sulmon policin, tjetri filmon me celular

Në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren mbrëmë janë arrestuar dy meshkuj K/Shqiptarë, transmeton Koha.net.

Arrestimi është bërë pasi në një pikë të kontrollit të veturave njëri prej të arrestuarve ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor dhe personi i dytë ka penguar duke filmuar me celular, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar ndërsa i dyshuari tjetër dërgohet në mbajtje.