Treni godet një qytetar në Prishtinë

Treni godet një qytetar në Prishtinë

21 mars 2017 20:52

Në mbrëmjen e së martës, në Prishtinë një tren ka goditur një qytetar, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Rastin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se aksidenti ka ndodhur pas orës 19:00, në rrugën 'Tirana', afër stacionit të trenit.

“Në afërsi të rrugës ‘Tirana’, në Prishtinë, ku ndodhet stacioni i trenit nga një tren në lëvizje është goditur një person i gjinisë mashkullore. I njëjti për tretman është dërguar në QKUK”, ka thënë ajo.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme