Kronikë

Dy të arrestuar pas rrahjes në Podujevë

Dy persona janë arrestuar në Podujevë pasi kanë sulmuar fizikisht një person, pas një zënke që kishin pasur.

Një nga të dyshuarit gjatë përleshjes e ka goditur me thikë viktimën.

Pas tretmanit mjekësor, viktima është liruar në shtëpi.

Me urdhër të prokurorit, njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.