Kronikë

Konfiskohen marihuanë e armë në Prizren, arrestohet një person

Departamenti i Hetimeve të Trafikimit me Narkotik, i Pejës, gjatë kontrollit në tri lokacione të ndara në Prizren ka konfiskuar substanca narkotike, armë e edhe ka arrestuar një të dyshuar.

Përmes raportit policor, kanë konfiskuar 2445.9 gr. substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një AK-47, dy revole 58 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, tri granata dore si dhe katër karikatorë të zbrazët.

Në cilësi të provave materiale është konfiskuar një DVR i kamerave.

Në lidhje me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një mashkull.