Kronikë

Në mënyrë ilegale një person futet në Bondsteel, arrestohet

Foto: Koha / Ilustrim

Në kampin e KFOR-it, Bondsteel, në fshatin Sojevë të Ferizajt, njësiti i sigurimit të KFOR-it ka raportuar për një person i cili në mënyrë ilegale është futur brenda.

Siç raporton policia e Kosovës, ata kanë arrestuar të dyshuarin i cili dyshohet se ka çrregullime psikike.

“Kjo nuk është hera e parë që ky person bën veprime të tilla”, thuhet në raport policor, transmeton Koha.net.

Tutje thuhet se me urdhër të prokurorit i njëjti menjëherë është dërguar në mbajtje.