Kronikë

Kapet në flagrancë duke vjedhur një veturë, arrestohet

Mbrëmë në rrugën “Muslim Mulliqi” në Prishtinë është raportuar për një tentim vjedhje.

Në raportin e sotëm policor, thuhet se një burrë ka raportuar se ka kapur një person në flagrancë duke tentuar t’ia vjedhë veturën.

I njëjti e kishte sulmuar fizikisht ankuesin duke tentuar që të largohej nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.