Kronikë

Arrestohet i mituri për vjedhje të naftës në një shkollë

Është arrestuar sot një i mitur për vjedhje të naftës në një shkollë në Mamushë.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se vjedhja ka ndodhur më 15 janar, transmeton Koha.net.

I dyshuari ka vjedhur rreth 280 litra naftë në shkollën fillore “Anadollu” në Mamushë.

“Një i mitur, sot është arrestuar nga policia pasi që i njëjti, me datën 15 janar, në kohë të panjohur, kishte depërtuar në ambientet e Shkollës Fillore ‘Anadollu’ në Mamushë dhe nga aty kishte vjedhur rreth 280 litra naftë në 14 bidonë. I mituri është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit për të mitur ndalët nën masën e arrestit policor”, thuhet në komunikatën e PK-së.