Kronikë

Në Pejë konfiskohen granata, fishekë, kallash...

Në rrugën “Jeton Dedushaj”, dje është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar.

Arrestimi u bë pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 2 granata dore, 1 AK/47, 2 fishekë, 1 thikë, 2 gëzhoja, 68 krehër për municion dhe pajisje për pastrimin e armës, transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit, thotë raporti nga Policia, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Në fshatin Trubohovc, Istog , gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.