Kronikë

Tenton t’i ikë policisë shkaku i pesë urdhëresave nga Gjykata në Viti

Një person është arrestuar në Kaçanik të martën pasdite pasi nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë për t’u ndalur.

Shkak i mosrespektimit të këtyre urdhrave ishin pesë urdhëresa të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan kundër të arrestuarit.

I dyshuari pasi është dërguar në gjykatën kompetente, me vendim të gjykatës është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës.