Kronikë

Vdekje të dyshimta në Graçanicë e Lipjan

Një person i komunitetit serb është gjetur pa shenja jete të hënën në shtëpinë e tij në fshatin Dobratin të Graçanicçës.

Në raportin e policisë theksohet se vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Një tjetër vdekje e dyshimtë është regjistruar në Lipjan.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën në emergjencën e Lipjanit është sjellë pa shenja jete një viktimë femër.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.