Kronikë

Ora e shtrenjtë “denoncon” hajnin shqiptar në Britani

Policia Britanike ka arrestuar një emigrant shqiptar 23-vjeçar të quajtur Dorian Puka pasi u gjet me disa ora dhe një portofol të vjedhur.

Puka sapo kishte përfunduar dënimin e tij prej 9 muajsh për grabitje dhe pasi ishte kthyer në Shqipëri ai kishte arritur që të kthehej në Britani në mënyrë të jashtëligjshme sipas Dailymail.

Shqiptari u arrestua në Jug-Perëndim të Londrës, ku patrulla arrriti ta dallojë nga një orë e shtrejntë që mbante në dorë, dhe pas u ndalua atij iu gjetën dhe shumë ora të tjera të shtrejnta dhe një portofol të cilat shqiptari nuk mund ti justifikonte.

Pas arrestimit policia vendase e ka lidhur atë edhe me disa vjedhje të tjera në atë zonë.

Përpos kësaj arrestimi i tij ka bërë që Britanikët të vihen në dyshim se sa të sigurtë janë kufijntë e tyre dhe mund të shtojnë edhe më shumë masat e sigurisë në pikat doganore.