Kronikë

Arrestohet shqiptari i cili ngacmonte seksualisht anglezen në rrjete sociale

Dje në Klinë, është arrestuar një shqiptar nën dyshimin se i njëjti përmes rrjeteve sociale ngacmonte një të mitur.

Siç raporton policia, ai ngacmonte seksualisht një të mitur shtetase të Anglisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit më vonë është liruar në procedurë të rregullt.