Kronikë

Aksident i rëndë trafiku në Fushë Kosovë, ka të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Fushë Kosovë, në të cilin dy vetura janë të përfshira.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Koha.net se ka edhe të lënduar, por që nuk ka dhënë numrin e saktë të të lënduarve.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:25 në Fushë Kosovë. Mund të konfirmoj se ka edhe të lënduar, por numrin e saktë do ju konfirmojmë më vonë”, ka thënë Ahmeti për Koha.net.

KP ka siguruar pamjet nga ky aksident.

Image

 

Image