Kronikë

Zënka në Facebook përfundon me rrahje në Klinë

Tre persona janë arrestuar në fshatin Radulloc të Klinës pasi janë rrahur mes vete shkaku i një zënke në rrjetin social Facebook.

Si pasojë e rrahjes, lëndime trupore kanë pësuar tre te dyshuarit të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër te prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.