Kronikë

I dehuri nuk respekton urdhrat e policëve, arrestohet

Një person në gjendje të dehur është arrestuar në Vushtrri të hënën, pasi nuk kishte respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Pandeli Sotiri” në orët e para të 8 janarit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është duke u hetuar.