Kronikë

Policia gjen dy të vdekur në një shtëpi në Babimovc të Obiliqit

Dy persona, një burrë dhe një grua, janë gjetur pa shenja jete në një shtëpi në fshatin Babimvc të Obiliqit.

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar një informate se në një shtëpi në fshatin Babimovc të Obiliqit, gjenden dy trupa të pa jetë (1 femër dhe 1 mashkull). Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti, njofton Koha.net. “Lidhur me rastin në fjalë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, ka shtuar ajo më tej.

Mësohet se dy viktimat i përkasin nacionalitetit serb.