Digjet një banesë në veri të Mitrovicës

Digjet një banesë në veri të Mitrovicës

20 mars 2017 10:39

Në pjesën veriore të Mitrovicës, në ndërtesën katër katesh, është djegur një banesë, të lënduar nuk ka por vetëm, dëme materiale, transmeton Koha.net.

Banesa gjendet në rrugën Kral Petar I.

Shefi rajonal i Policisë së Kosovës Zheljko Bojiq i ka deklaruar tanjugut se kur ka shpërthyer zjarri, në banesë nuk ka pasur njeri.

Në vend ngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia.

Në aktin përdhes të ndërtesës gjendet përfaqësia e një banke kosovare.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme