Kronikë

Katedralja në Korçë përfshihet nga flakët

Mesditën e sotme është përfshirë nga flakët katedralja “Ringjallja e Krishtit” në qytetin e Korçës.

Mësohet se flakët nisën në pjesën e brendshme, në vendin ku ndizen qirinjtë, pas mbajtjes së meshës ku ka qenë i pranishëm Presidenti Ilir Meta, shkruan mediet në Shqipëri.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë zjarrfikësit, të cilët lokalizuan flakët.