Kronikë

Vdes nga zjarri që kaploi shtëpinë e tij në Carabreg të Deçanit

Descriptive Text

Një person i moshuar ka vdekur në fashtin Carabreg të Deçanit, nga asfiksimi si pasojë e zjarrit në shtëpinë e tij.

Lajmin e ka konfirmuar për Tv Artën, zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj.

Ai ka thënë se besohet se zjarri në shtëpi është shkaktuar nga pakujdesia. Sipas tij, hetuesia është duke u marrë me rastin.