Kronikë

Dëmtohet dera e xhamisë së Mazgitit në Obiliq

Dera e xhamisë në fshatin Mazgit të Obiliqit është dëmtuar dje nga persona të panjohur.

Sipas Policisë dje rreth orës 10:00 një person ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë dëmtuar derën e xhamisë së fshatit. Rasti është duke u hetuar.