Kronikë

Arrestohet personi që vrau motrën në vitin 2013

Policia e rajonit të Prizrenit, përmes një kumtese njoftoi sot se është arrestuar personi i cili më datën 04 qershor të vitit 2013, në rrugën “Qazim Berisha”, kishe vrarë motrën e tij dhe kishe ikur.

Policia thotë se ai ishte shtetas i Shqipërisë, dhe menjëherë pasi e kishte vrarë motrën e tij, kishte arritur të ikte në drejtim të panjohur, transmeton Koha.net.

Tutje thuhet se hetuesit rajonal në asnjë moment nuk i kishin pushuar hetimet lidhur me rastin dhe së fundmi kanë arritur që të sigurojnë informacione për të dyshuarin i cili po fshihej në Britani të Madhe dhe falë bashkëpunimit të Policisë së Kosovës dhe asaj Britanike, sot është ekstraduar në Policinë e Prizrenit.

Të dyshuarit S. K. pas intervistës në prani të avokatit mbrojtës, nga prokurori i shtetit i është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.