Kronikë

Gjashtë të arrestuar për përdorim të marihuanës

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Prishtinë, në asistencë edhe të Njësisë Speciale Operative, të Njësisë me Qenë - K9 dhe Krim të Teknikës, pas një hetimi paraprak dhe me urdhëresë nga organet e drejtësisë, me datë 03.01.2018 rreth orës 13:50 ka realizuar një kontroll në dy lokacione ku dyshohej se ka lëndë narkotike.

Kontrolli policor u realizua në fshatin Marec, komuna e Prishtinës dhe në Matiqan-Prishtinë.

Në këto lokacione është gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale sasia prej: 47 kg e 115 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, tri armë-revole, 27 copë municion 9 mm, 29 copë municion 7.9 mm, 8 telefona, 2 725 euro, 100 dinar të Serbisë dhe tri vetura.

Gjatë operacionit policor janë arrestuar gjashtë të dyshuar:

J.M viti i lindjes 1945, mashkull, kosovar, shqiptar;

B.B viti i lindjes 1988, mashkull, kosovar, shqiptar;

A.L viti i lindjes 1995, mashkull, kosovar, shqiptar;

I.B viti i lindjes 1980, mashkull, kosovar, shqiptar;

B.F viti i lindjes 1978, mashkull, kosovar, shqiptar dhe

F.S viti i lindjes 1985, mashkull, kosovar, shqiptar.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë personat e dyshuar dërgohen në Qendrën e Mbajtjes.