Kronikë

Dy të therur me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Dy persona janë therur me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në orët e hershme të mëngjesit të së martës.

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët shkaku i një mosmarrëveshje kanë sulmuar me thikë dy persona tjerë, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri është liruar ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.