Shkelen me makinë tre këmbësore në Prizren Foto: Ilustrim

Shkelen me makinë tre këmbësore në Prizren

19 mars 2017 16:11

Në rrugën Tirana në Prizren dje ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë shkelur tre këmbësore, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën e tij nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur tre këmbësore”, thotë PK, transmeton Koha.net.

Si pasojë e aksidentit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme