Babai me njërin djalë kanë rrahur dje në Podujevë djalin tjetër. Viktima ka pasur nevojë për trajtim mjekësor. Kështu thuhet në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës.
Sipas raportit, dje në Podujevë, rreth mesditës, një mashkull, shqiptar i Kosovës, ka pasur nevojë për trajtim mjekësor, pasi ai ishte sulmuar fizikisht nga babai dhe i vëllai.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit ata janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raport.
-
17 shkurt 2017 11:02
-
Shpërndaje në: