Kronikë

Aksident në Vushtrri, katër të lënduar

Dje në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, Vushtrri, ka ndodhur një aksident.

Nga ky aksident, janë lënduar 4 persona 2 prej të cilëve janë dërguar në QKUK, transmeton Koha.net.

Siç raporton policia, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave të cilat kanë pësuar dëme materiale.

Tutje policia njofton se për këtë aksident ende është duke u hetuar.