Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në ahengje familjare, një i plagosur

Descriptive Text

Në fshatin Golluboc të Malishevës e në lagjen Tjegullore të Mitrovicës, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në ahengje familjare, kur si pasojë e kësaj, në njërën prej tyre pati edhe të plagosur.

“Në fshati Golluboc, Malishevë, është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng dhe si pasojë ka plagosur-lënduar viktimën mashkull”, thuhet në raportin e sotëm policor, transmeton Koha.net.

Tutje policia njofton se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 9 gëzhoja cal-7.62 mm, ndërsa i dyshuari ka dorëzuar armën të cilën dyshohet se e ka përdorur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në lagjen Tjegullore, Mitrovicë, po ashtu është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që dyshohet se i njëjti ka shtënë me armë zjarri në aheng.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën prodhim italian me karikator, 31-fishekë dhe 4-gëzhoja cal-9mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.