Kronikë

Nipi sulmon gjyshen në Gjilan, policia e arreston

Dje në Gjilan ka ndodhur një sulm fizik në një familje.

Policia raporton se bëhet fjalë për një djalë që ka sulmuar gjyshen e tij.

“Ankuesja femër ka raportuar se është sulmuar nga nipi i saj”, thuhet në raportin policor, transmeton Koha.net.

Viktima nuk ka pasuar lëndime trupore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.