Kronikë

Një punëtori e dritareve përfshihet nga zjarri, 4 të lënduar

Në rrugën “Albaniku” në Podujevë një punëtori e dritareve të plastikes është përfshirë nga zjarri.

“Ankuesi mashkull ka raportuar se punëtoria e tij (në të cilën prodhon dritare plastike) është përfshirë nga zjarri. Si pasojë e zjarrit nga tymi lëndime të lehta kanë pësuar katër anëtarë të familjes, pasi që kati i dytë shfrytëzohet për banim dhe të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raportin policor, transmeton Koha.net.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë fikur zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.