Kronikë

Arrestohen për drogë dy shqiptarë e një serb në Kamenicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar më 22 dhjetor dy shqiptarë dhe një serb për posedim të narkotikëve.

Përmes një komunikate për media thuhet se, “nga Policia e Kosovës njësitet patrulluese të stacionit në Kamenicë në bashkëpunim me Drejtorin për Hetimet të Narkotikëve Gjilan, sipas informatave që kanë pas përmes rrugëve operative, kanë arrit të arrestojnë tre të dyshuar, dy nga të dyshuarit shqiptarë shtetas të Kosovës, dhe një tjetër të dyshuar serb shtetas i Kosovës ku gjatë kontrollit te të njëjtit është gjetur se kanë në posedim një sasi të dyshuar narkotik e llojit marihuanë, ku sipas testit fushor substanca e dyshuar ka rezultuar e llojit marihuanë me peshë 217.9 gramë”.

“Të dyshuarit janë arrestuar dhe sjellë në zyrat e DHTN-së, janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës, me urdhër të prokurorit të shtetit tre të dyshuarit ndalen në mbajtje për 48 orë. Rasti dërgohet në Prokurori”, thotë PK.