Kronikë

Plaçkitet një argjendari në Ferizaj, plagoset një punëtor

Dy persona të maskuar kanë plaçkitur një argjendari në Ferizaj dhe kanë plagosur një punëtor të kësaj argjendarie.

Togeri Agim Gashi ka thënë për portalin Koha.net se plaçkitja ka ndodhur sot gjatë orës 17:15 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” dhe se i plagosuri është dërguar në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

Personat e maskuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.