Kronikë

Kishin kryer rreth 20 vjedhje, policia arreston hajdutët në Prizren

Descriptive Text

Në fshatin Lubizhdë, policia ka arritur të arrestojë dy hajdutë të cilët tash e një kohë kanë kryer rreth 20 vjedhje.

“Pas një pune hetimore janë arrestuar dy meshkuj pasi që të njëjtit kanë kryer rreth 20 raste të vjedhjeve në lagje të ndryshme të Prizrenit’”, thuhet në raportin policor, transmeton Koha.net.

Policia njofton se arrestimi ka ndodhur me datën 18 dhjetor, rreth orës 3 të natës.

“Dy të dyshuar të pa njohur, njëri me një thikë në dorë e kanë thyer derën e shitores “Mali” buzë rrugës magjistrale në fshatin Lubizhdë dhe nga aty kanë vjedhur gjësende të ndryshme. Pas raportimit të rastit, hetues policorë të stacionit “Veriu” dhe ata rajonalë kanë arritur që t’i identifikojnë e më pas t’i arrestojnë të dyshuarit të cilët janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës”, thuhet në raportin e policia së Prizrenit.

Gjatë intervistave, pas ballafaqimit me prova, të njëjtit kanë treguar edhe për rreth njëzet vjedhje tjera të cilat i kanë kryer.

Hetuesit po punojnë për dokumentimin dhe zbardhjen e rasteve të dyshuara ndërkaq prokurori i shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalen nën masën e arrestit policor.