Kronikë

Dy të arrestuar në Vushtrri për përdorim të marihuanës

Në vazhdën e angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e krimit dhe dukurive negative, Policia në Vushtrri ka arrestuar dy persona të dyshuar për “posedim të paautorizuar e narkotikeve, substancave psiko tropikë dhe analoge”.

Arrestimi i të dyshuarve është bërë në orët e mbrëmjes së datës 20 dhjetor 2017, në rrugën, ‘’Hamit Hyseni ’’ në Vushtrri, thuhet në raportin policor, transmeton Koha.net.

Tutje në raportin e tyre thuhet se njësia patrulluese ka ndaluar për kontroll veturën me targa vendore, dhe gjatë kontrollit dhe identifikimit të personave, policia te personat e dyshuar B.K., 40 vjeçar dhe A.Xh., 36 vjeçar ka gjetur substancë të dyshuar narkotike marihuanë.

Te i dyshuari i parë B.K., 40 vjeçar është gjetur dhe është konfiskuar një paketim me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë pesha 2.16 gram dhe te i dyshuari i dytë A.Xh., 36 vjeçar është gjetur dhe është konfiskuar një paketim me substancë të dyshuar narkotike marihuanë pesha 4.92 .

Me procedurat dhe hetimet e mëtejme me rastin po merret njësia përkatëse në kuadër të DHTN-ë.

Pas procedurave intervistuese me vendim të Prokurorit të çështjes, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar procedurë për vepër penale ‘posedim i paautorizuar e narkotikeve, substancave psiko tropikë dhe analoge’ .