Kronikë

Operacion policor ndaj agjencisë që falsifikonte kontrata pune e shumë dokumente tjera

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në kuadër të Policisë së Kosovës pas zhvillimit të hetimeve, ka zbatuar urdhëresën e me ç’rast është kontrolluar një zyrë e një agjencie në Gjakovë, pronë e dy të dyshuarve meshkuj.

Kjo zyrë, siç raporton policia, është kontrolluar lidhur me dyshimet se në zyrën e kësaj agjencie falsifikohen kontratat e punës, llogaritë bankare, vërtetimet e ATK-së e Trustit Pensional, transmeton Koha.net.

Gjatë kontrollit është gjetur një vulë me mbishkrim të një firme me të cilën vërtetohen se vulosen dokumentet, kontratat e punës dhe vërtetimet e pushimit për kinse janë punëtorë të kësaj firme, me qëllim të prezantimit në ambasada për viza Shengen.

Me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.